Sport

Dukagjini përforcohet me dy futbollistë

Skuadra e Dukagjinit duket mjaft serioze që pas ardhjes së trajnerit, Armend Dallku.

Klubi nga Liga e Parë ka filluar stërvitjet tash e një kohë, derisa po bëhet gati për sezonin pranveror të futbollit kosovar në Ligën e Parë.

Skuadra nga Klina e ka marrë seriozisht merkaton e janarit dhe ka bërë disa transferime, të cilat priten të bëhen zyrtare në ditët në vijim.

Mediumi i “GazetaBlic Sport”, ka raportuar se në radhët e klubit të Dukagjinit do të transferohen dyshja e Onixit, Rinor Kuçi e Endrit Elezaj.

Kuçi luan në pozitën e mbrojtësit, kurse Elezaj në pozicionin e sulmuesit anësor.Zyrtarizimi i dy lojtarëve pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës