Sport

Dukagjini në Superligë: Kjo është deklarata e Dallkut

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka shprehur se ai është shumë i kënaqur me skuadrën e tij pas promovimit në Superligë.

Dukagjini arriti që në një ndeshje të vështirë ndaj Trepçës 89′ të fitojë në penalti, shkruan lajmi.net.

Në fakt, skuadra nga Klina fitoi përmes një penaltie të humbur nga futbollisti i Trepçës dhe skuadra e Dallkut u tregua e saktë në të gjitha gjuajtjet.

Pas ndeshjes, Dallku deklaroi se tani e tutje, Dukagjini nuk do të jetë vetëm një “spektator” në Superligë, duke paralajmëruar kundërshtarët për sezonin e ardhshëm.

“Falënderoj të gjithë futbollistët dhe qytetin e Klinës, klubi ynë e ka merituar Superligën në këtë sezon pasi bëmë një lojë të mençur”, tha fillimisht ai.

“Superliga e Kosovës është diçka tjetër nga Liga e Parë, prandaj na duhet kohë të përforcohemi dhe të marrim lojtarë të rinj, mund të them lirisht që ne nuk do të jemi kalimtarë të Superligës”, deklaroi Armend Dallku

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89

Sport

ZYRTARE: Gjilani prezanton transferimin më të ri