Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Më në fund ka ardhur dita e finales së madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Dukagjini dhe Llapi janë dy skuadrat finaliste, pas një edicioni fantastik të zhvilluar në Kupën e Kosovës.

Secila skuadër që do ta fitojë, Dukagjini ose Llapi do të jetë trofeu i parë i Kupës së Kosovës.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të dalë edhe në arenën ndërkombëtare pasi do të luaj në UEFA Conference Cup.

Finalja e madhe mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 20:45

Gazeta Olle si gjithmonë ju informon në kohë reale për çdo ndryshim në këtë takim.

LIVE Dukagjini – Llapi 1-1 (3-4)

Llapi fiton Kupën e Kosovës pas penalltive (3-4)

-Përfundojnë vazhdimet. Fituesi vendoset pas ekzekutimit të penalltive.

120′ GOOOOL: Prenqi shënon për Llapin pas një devijimi, barazon në fund, 1-1 rezultati.

113′ GOOOOL: Merlaku kalon Dukagjinin në epërsi pasi kalon edhe portierin, 1-0 rezultati.

112′ Januzi (Llap) godet me kokë pas harkimit por shumë larg portës.

109′ Prenqi (Llap) e shpëton skuadrën e tij pas një reagimi fantastik në mbrojtje.

-Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve.

-Mbyllet pjesa e parë e vazhdimeve.

104′ Rinor Kuqi (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë.

98′ Llapi po sulmon me të gjitha forcat por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

95′ Hoti (Llap) shpërdoron rastin më të mirë deri më tani në këtë finale.

-Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

-Përfundon koha e rregullt.

90′ 5 minuta lojë shtesë.

88′ Elton Basriu (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Sulme nga të dy skuadrat në pesë minutat e fundit por pa sukses, mbetet 0-0.

74′ Dy zëvendësime te Dukagjini: Osmani dhe Millaku largohen, në vend të tyre Kamara dhe Grabanica.

73′ Goditje me kokë nga Januzi (Llap) por shumë lartë portës.

68′ Ilir Syla (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjeve të shpeshta.

68′ Pakujdesi në mbrojtjen e Llapit, por shpëtojnë në fund.

67′ Arbnor Ramadani (Llap) godet nga distanca por topi kalon pranë portës.

66′ Zëvendësim te Dukagjini: Vildan Kerim futet në vend të Labinot Jashanicës.

65′ Valmir Veliu (Llapi) me t’u futur në ndeshje ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli teknik.

64′ Zëvendësim te Llapi: Valmir Veliu futet në vend të Kastriot Selmanit

55′ Benjamin Emini (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së ashpër afër zonës.

52′ Llapi edhe në pjesën e dytë më të avansuar, por pa ndonjë rast shënimi.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Përfundon pjesa e parë.

40′ Llapi vazhdon të jetë më kërkues, me Dukagjinin që janë pozicionuar mirë në pjesë fushën e tyre.

33′ Sadriu (Llap) me goditje të bukur por edhe më bukur reagon Muhaxhiri dhe largon topin nga zona e tij.

27′ Kushtrim Shabani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë pas një konfrontimi me lojtarin kundërshtar.

23′ Tollovi pran portës së Llapit por shpëton skuadra e Batatinës.

21′ Fatlum Gashi (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë.

16′ Ende pa ndonjë rast të mirë nga të dy skuadrat, kemi pasur disa ndërprerje të shumta në këtë fillim të ndeshjes.

13′ Labinot Osmani (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër.

08′ Merlaku (Duk) godet në portë por shumë e lehtë për portierin Coric.

07′ Llapi me trysni në këto minutat e para të takimit, po kërkon gabimin e kundërshtarëve.

04′ Selmani (Llap) me rast ideal por godet plogësht dhe drejt në duart e Muhaxhirit.

02′ Llapi e fillon furishëm me dy sulme drejt portës së Muhaxhirit, por pa sukses.

-Fillon ndeshja në “Fadil Vokrri”.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Kuqi, Gashi, Hasanaj, Millaku, Jashanica, Merlaku, Osmani, Mulaj.

 

Llapi: Coric, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Hoti, Sadriu, Selmani, Januzi.

Postime të ngjajshme
Sport

Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen që preku zemrat e të gjithëve

Sport

Batatina: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, ne jemi Llapi i Fadil Vokrrit

Sport

Skuadra e Ligës së Parë iu jep shkollë atyre të Superligës, nënshkruan me sponsorin e Kosovës dhe bën prezantim fantastik të fanellave

Sport

EKSKLUZUVE: Ilir Avdyli pritet që të transferohet te kjo skuadër