Sport

Dukagjini konfirmon lëndimin e rëndë të futbollistit, tregon sa do të mungojë

Kokëdhembje për Armend Dallkun që në nisje të punës së tij te Dukagjini. Tekniku i “Hithave” tashmë llogaritë duhet t’i bëjë pa njërin ndër lojtarët më të mirë të tij, Mark Milicaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Sulmuesi i krahut është lënduar në duelin e fundjavës ndaj Onix, takim të cilën e fituan vendasit me rezultat të pastër 2-0.

Milicaj ndihmoi skuadrën në fitoren 2:0 por pësoi një lëndim bukur të rëndë në krah.

Skuadra nga Klina sot ka dal me një njoftim zyrtarë për shkallën e lëndimit të Milicajt.

Njoftimi i plotë i KF Dukagjinit

Futbollisti jonë Mark Milicaj ne ndeshjën e javës se 4-të ndaj KF Onixit gjatë një dueli ka lënduar rëndë krahun e dorës se djathtë. Pas rezonancës të kryer sot është konstatuar lendimi dhe kësisoj Milicaj do të mungojë për disa javë e ndoshta muajë.

Ne i dëshirojm shërim të shpejtë dhe rikthim ne fushën e blertë për të ndihmuar ekipën tonë duke ditur rëndësinë e tij për klubin e Dukagjinit.

Postime të ngjajshme
Sport

LIVE LIGA E PARË

Sport

Ka gol në stadiumin 'Fadil Vokrri"

Sport

Përsëri mungon Mezani, Gjilani me trajner të ri kundër Prishtinës

Sport

Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare