
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për RTSH Sport për finalen e Superkupës, por edhe për futbollin e luajtur.
Si ju duk? “Mendoj që ishte një ndeshje e bukur dhe fitoi skuadra që realizoi më shumë gola, pra Partizani. Të dy skuadrat kanë zbritur në fushë të motivuara”.
Çfarë pritet në sezonin e ri? “Shumë komente ka pasur gjatë verës, por me atë që pashë në fushën e lojës më bën optimist për të parë futboll të bukur. Skuadrat ishin të përgatitura dhe luajtën shumë bukur”.
Ligji i Sportit? “Kryeministri premtoi që në shtator do të aprovohet paketa kështu që duhet të presim”.