Sport

Duele interesante luhen në xhiron e gjashtë të Superligës, vëmendja tek derbi Drita – Gjilani

Këtë fundjavë luhen disa ndeshje interesante në elitën e futbollit kosovar.

Të shtunën do të fillojë xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Nesër në program janë dy ndeshjeve, Ulpiana-Dukagjini dhe Llapi-Drenica që luhen nga ora 15:00.

Të dyja përballjet pritet të jenë mjaft interesante duke marrë parasysh cilësinë që kanë këto ekipe.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje luhet të dielën në “Fadil Vokrri” ku përballen Drita dhe Gjilani nga ora 15:00.

Derbi i Anamoravës gjithmonë ka sjellur spektakël në tribuna por edhe në fushë ku gjithmonë ka rivalitet e një gjë e tillë pritet edhe në këtë ndeshje.

Në anën tjetër Ballkani do të jetë mysafir i Malishevës, ndërsa Prishtina i shkon Feronikelit, të dyja këto ndeshje do të luhen të dielën në ora 15:00.

Pas pesë xhirove të para lider në Superligë është Ballkani me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, Malisheva ka 10 sosh në vendin e tretë.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit