Lajme

Duda Balje-Lajçakut: Nuk vjen në shprehje kurrë ndryshimi i Kushtetutës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka një porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese.

Duda Balje përmes një postimi në “Facebook”, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e emisarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e Komunave Serbe.

“Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë. Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm! Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurr kurfarë ndryshimi kushtetues”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese !

Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë.

Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!

Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurr kurfarë ndryshimi kushtetues.

Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!

Ne boshnjakët e adhurojm atëdheun tonë Kosovën kështu siq është dhe i jemi falenderues përjetësisht për mundësin e barabart që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqipëtar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!

Larg duart nga improvizimet siq është ” Republika Sërpska”!

Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse!

Si do të jetojnë komunitetet tjera jo sërbe në ASK – si është kjo e rregulluar ?

Kur do të arrihet konsenzusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Sërbin?

Postime të ngjajshme
Lajme

Rekord i ri i rasteve me COVID-19, drejtoresha e Infektivës tregon për gjendjen në këtë klinikë

Lajme

Polici pa maskë i shqipton një qytetari gjobë

Lajme

A po përkeqësohet gjendja e Kurtit pas infektimit me COVID, flet Konjufca

Lajme

Grenell fton shqiptarët në SHBA ta votojnë Trumpin: Shpresojmë në miqtë tanë shqiptarë