Sport

“Dua të qaj”, Drogba reagon pasi Salah po ia thyen rekordet

Legjenda e Chelseas, Didier Drogba në formë shakaje ka thënë se do qaj, shkaku që ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është duke ia thyer rekordet.

Salah tejkaloi legjendën e Chelseas, duke ia thyer rekordin prej 104 gola në Premierligë, duke u bërë golashënuesi numër një afrikan në histori të Premierligës.

Egjiptiani nuk ka treguar sinjale që do ndalet dhe deri me tani ka shënuar 16 gola në të gjitha garat.“Nëse vazhdon kështu do t’i më shkatërrojë të gjitha rekordet, dua të qaj”.

“Çfarë kam parë në stërvitje dhe gjithë bashkëlojtarët që thonë, kualiteti ishte aty. Atij i duhej kohë për të treguar talentin në fushë dhe kualitetin”.

“Kur sheh skuadrën që Chelsea kishte atë kohë, nuk ishte e lehtë të luash, por Salah ishte shumë i mirë, edhe pse nuk po luante”, deklaroi ai.
Salah dështoi të tregoi kualitetin te Chelsea gjatë dy viteve, duke menaxhuar të shënojë dy gola në Premierligë në 13 paraqitje, edhe pse shumicën e kohës e kaloi huazim te Fiorentina dhe Roma.

Related posts
Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *