Sport

Drita vjen me goditjën e radhës, vazhdon bashkëpunimin me futbollistin e njohur

Klubi Futbollistik “Drita” është më e zëshmja aktualisht në futbollin kosovar.

“Bardhekaltërit” janë duke u përgatitur maksimalisht për garat evropiane, por edhe për sezonin e ardhshëm.

Gazeta “Sheshi” raporton se portieri i Dritës, Faton Maloku, e ka vazhduar bashkëpunimin me klubin edhe për tri vitet e ardhshëm.

Maloku i ishte bashkuar Dritës në vitin 2019, kurse tashmë e ka vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2024.

Kujtojmë se portieri gjilanas më parë ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, Feronikelit, Hajvalisë dhe Kukësit.

Drita do të marrë pjesë në garat e “Conference League”, pasi sezonin e mbylli në pozitën e dytë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”