Sport

Drita – Prishtina: Këto janë statistikat e përballjeve në Gjilan

Këtë vikend zhvillohet xhiro e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Pa dyshim, dueli më i rëndësishëm është ai mes Dritë dhe Prishtinë, dy pretendentëve për titull të kampionit.

Në ndeshjet e pasluftës, në 53 takime zyrtare mes këtyre dy skuadrave, kryeqytetasit kanë 24 fitore, derisa Drita ka 10 sosh. Ndërsa, 19 takime janë mbyllur me barazim.

Që nga viti 2008, Prishtina vetëm katër herë ka shënuar fitore në Gjilan, duke e bërë një nga terrenet më të vështira për të siguruar pikë.

Ndeshja Drita – Prishtina, zhvillohet të dielën nga ora 15:00. Kampioni aktual, momentalisht i prinë renditjes me 64 pikë, katër më shumë sesa Prishtina që është e treta me 60 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien