Sport

Drita premton spektakël me Feynoordin, kaq tifozë do të jenë prezentë në stadium

Drita do t’i vazhdojë garat në arenën ndërkombëtare. Nënkampioni i Kosovës, pas paraqitjes spaktakolare në dy ndeshjet ndaj Deçiqit në Conference League, arriti ta sigurojë pjesëmarrjen në raundin e dytë, aty ku e pret gjiganti holandez, Feynoord.

Drita, tashmë e ka harruar sfidën me skuadrën shqiptare nga Tuzi, dhe tash ka nisur përgatitjet për holandezët më të cilët ndeshjen e parë e zhvillon me 22 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në një bisedë për Demokracia.com ka treguar për përgatitjet që po iu bëjnë për atë ndeshje, derisa është i bindur që këtë herë në stadium do të jenë edhe tifozët “intelektualët”.

“Feynoordi, sigurisht që është një kundërshtar i një niveli tjetër, mirëpo, ne si klub do të jemi fituesit më të mëdhenj. Do të mundohem të marrim shumëçka nga ajo ndeshje sepse ndeshje të tilla të rrisin si ekip, prandaj ne jemi krenar që futbollit kosovar i sjellim një gjigand evropian në Kosovë, gjë që nuk ka arritur asnjëherë më parë e askush ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Zymberi për Demokracia.com.

Sa i përket tifozëve, siç dihet në ndeshjen e parë kundër Deçiqit, përkundër që qeveria e vendit lejoi rikthimin e shikuesve në stadiume, ajo u luajt me dyrë të mbyllura pasi ishin të lejuar vetëm 15 përqind e kapacitetit të stadiumit, që ishte shumë pak dhe nuk i mbulonte shpenzimet e mëdha të kërkuara sipas protokolleve të UEFA-së.

“Edhe në ndeshjen me Deçiqin kem bërë përpjekjet tona për të pasur tifozë por që ka qenë teknikisht e pamundur. Mirëpo, në këtë ndeshje besoj që së bashku me FFK-në do të ketë tifozë në stadium, ata që na kanë munguar më së shumti Intelektualët”, ka përfunduar Zymberi.

Të kujtojmë se stadiumi i Prishtinës ka një kapacitet prej 13 mijë ulëseve dhe sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, 30 përqind lejohen në stadium që i bie dikur rreth 4 mijë tifozë.

Postime të ngjajshme
Sport

Kështu i pritën “Dardanët” ekipin olimpik të xhudos

Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko