Sport

Drita po tenton ta bind Ferhan Hasanin

Ferhan Hasani vazhdon të ‘luaj’ me të ardhmen. Futbollisti tetovar ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, ani pse oferta e klubit indian Çenain duket lehtësisht e pranueshme për të.

Mirëpo, gjërat mund të lëvizin dhe të shohim një transferim të bujshëm të tij drejt kampionatit kosovar. Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se FC Drita po insiston t’i ndërroj mendjen 30 vjeçarit.

Burime të afërta me klubin gjilanas i kanë thënë Gazetës “Sheshi” se drejtuesit e klubit janë duke tentuar në çdo formë që ta afrojnë Hasanin në skuadër, duke angazhuar çdo mekanizmë për të realizuar këtë operacion.

Madje, për këtë kampionët në fuqi janë në gjendje të bëjnë dhe sakrificë financiare, duke e hapur ‘thesin’ për të përmbushur kërkesat e futbollistit.

 

Ish-mesfushori i Shkëndijes së Tetovës dhe Helsinkit ishte fare pranë akordit me Tiranën, por bllokimi i papritur i merkatos së klubit bardheblu nga FIFA e detyroi Hasanin të ndërronte mendjen.

Hasani do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e futbollit shqiptar me 25-herë kampionët bardheblu, por gjyqi i humbur me sulmuesin nga Mali, Moktar Cise prishi të gjitha planet e kryeqytetasve.

Tashmë Hasani ka pranë vetës opsionin e transferimit drejt kampionatit indian të futbollit, apo të ndryshojë mendjen dhe të bindet për të ardhur drejt Kosovës, me ç’rast FC Drita do ta priste duar hapur.

Postime të ngjajshme
Sport

Arbër Hoxha në top formë, ja si i dribloi të gjithë mbrojtjen e skuadrës polake

Sport

Arbëria paraqitet shumë mirë, por mposhtet nga Akhmat Grozny

Sport

Sportisti shqiptar bën tatuazh Albin Kurtin dhe Hasan Prishtinën

Sport

KEK-u – Ramiz Sadiku: Përfundon miqësorja, ky është rezultati përfundimtar