Sport

Drita nxeh derbin: Luajmë ndaj Gjilanit ’95 në derbin lokal

Të dielën 18 tetor pritet të zhvillohet derbi numër 33 më radhë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit në futbollin e pasluftës në Kosovë. Shifrat bien poshtë kur përballen rivalët e përbetuar të qytetit, shkruan Gazetasheshi.com.

Atmosfera ka filluar të ndizet në rrjetet sociale, pasi që ndeshja do të luhet pa praninë e publikut për shkak të pandemisë “Covid-19”.

Është faqja zyrtare e klubit ‘bardhekaltër’ që ka goditur në mënyrë indirekte ‘kuqebardhët’. Në njoftimin zyrtar të ndeshjes, Drita ka njoftuar për përballjen e radhës me Gjilanin ’95, një numër kjo që kontestohet te “Skifterat”.

Madje, klubit të Gjilanit i është ndërruar edhe logoja e cila është e publikuar në faqen zyrtare të tyre.
Përveç kësaj ngacmimet ndërmjet tifozëve të dy skuadrave tashmë kanë filluar në rrjetet sociale, teksa nuk mungojnë as ‘thumbimet’ nga më të ndryshmet.

Drita dhe Gjilani përballen të dielën më 18 tetor nga ora 13:30 dhe transmetohet në Klan Kosova.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin

Sport

Fjalimin e Kryetarit të Komunës në zhveshtore që e motivoi Ballkanin për fitoren e sotme, duhet ta dëgjoni