Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës

Gjiganti kosovar, Drita e Gjilanit po vazhdon me transferime të mëdha duke marrë emra si Muharrem Jashari, Agim Zeka, Arbnor Muja, Marko Simonovski e të tjerë.

Por goditja më e madhe e Intelektualëve mund të quhet Rron Broja.

Gazeta Olle mëson se drejtuesit e Dritës kanë arritur marrëveshjen me super mesfushorin nga Mitrovica.

Broja është edhe reprezentues i Përfaqësueses së Kosovës ku ka zhvilluar disa ndeshje.

Mitrovicasi ka një karrierë të pasur ku ka luajtur për Trepçën ’89, Gent në Belgjikë, Shkupin dhe së fundmi Partizanin e Tiranës.

Broja kishte shumë oferta nga Hungaria, Irlanda dhe Shqipëria, por në fund ai u bind nga projekti i Dritës.

Me ardhjen e Brojës, Drita bën një mesfushë të frikshme, pasi aty ndodhen edhe emra tjerë të mëdhenjë si Muharrem Jashari, Hamdi Namani, Drilon Islami dhe Erjon Vucaj.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar