Sport

Drita nis pushimet dimërore, ja kur rikthehet skuadra

Kampionia aktuale e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, pas barazimit që mori në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës, është shkuar në pushim dhe do të kthehet te puna tek pas Vitit të Ri.

Drita e cila edhe sivjet dominoi në futbollin kosovar do të jetë në pushim deri me 2 janar, atëherë kur kthehet për tu përgatitur për një stinor shumë të nxehtë, stinorin pranveror.

Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar kapiteni i Dritës Ardian Limani.

“Po momentalisht jemi në pushim total dhe rikthehemi me punë me 2 janar”, ka thënë Limani.

Drita vjeshtën e mbylli në pozitën e parë në tabelë me 41 pikë, tri më shumë sesa Ballkani në vendin e dytë dhe nëntë me shumë sesa Prishtina në pozitën e tretë, dy rivalë këta që pritet të jenë kryesorët për Dritën në luftë për titullin e kampionit.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët e skuadrës së madhe shqiptare reagojnë ashpër ndaj presidentit të klubit

Sport

Mirel Josa kthehet përsëri, do ta drejtoj skuadrën e madhe

Sport

A ka nevojë Kosova për stadium nacional? Ky është mendimi i Afrim Tovërlanit

Sport

Malisheva triumfon në miqësoren e Antalise kundër skuadrës ukrainase