Sport

Drita merr lajmin e shumëpritur, tani do të jenë edhe më të rrezikshëm

Drita nuk e ka nisur mirë edicionin pranveror, pasi është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës.

Gjilanasit kanë humbur 1-0 nga Prishtina pas 120 minutave lojë, por tani humbjen e kanë lënë mbrapa shpinës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë lajmin e shumëpritur, pasi në qytetin e Gjilanit kanë zbarkuar dy përforcimet e afatit kalimtar të janarit.

 

Fjala është për mbrojtësin nigerian Henry Austine Onoka dhe sulmuesin Esosa Priestley, shkruan Gazeta Olle.

Ka qenë drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Valon Zymberi që ka konfirmuar se dy lojtarët tanimë kanë zbarkuar në Gjilan.

 

“Po, futbollistët e rinj të skuadrës Henry Onoka dhe Esosa Priestley kanë mbërritur të enjten në Gjilan ku janë akomoduar”, tha Zymberi.

“Ata nga sot do të dalin në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe janë të gatshëm për të luajtur për Dritën”, ka deklaruar drejtori sportiv i kampionit në fuqi të Kosovës, Valon Zymberi për Gazetën Olle.

 

Drita ndeshjen e parë në edicionin pranveror në Superligën e Kosovës e zhvillon të shtunën ndaj Llapit.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Kjo është lista e golashënuesëve pas 22 xhirove

Sport

Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit