
Gara në Superligën e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e nxehtë.
Të enjten do të zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Llapit në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak që skuadra kampione ishte duke marrë pjesë në garat evropiane.
Kurse, Gazeta “Sheshi” merr vesh që drejtësinë në këtë ballafaqim do ta ndajnë gjyqtarët me përvojë të madhe në Superligë.
Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt pritet të jetë Selim Isufi.
Ndeshja mes Dritës dhe Llapit do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 13:00 dhe do të transmetohet direkt në Art Sport.