Sport

Drita kryeson listën e klubeve nga Kosova në UEFA

FC Drita vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë në renditjen e Evropës për klube.

UEFA ka publikuar listën e re të klubeve që janë paraqitur në arenën ndërkombëtare, derisa gjilanasit janë bindshëm skuadra më e mirë në Kosovë.

Pas kalimit të dy rundeve në Ligën e Evropës dhe kualifikimit në fazën e tretë të këtij kompeticioni ‘bardhekaltërit’ renditen në pozitën e 296 me 3500 pikë.

 

Një sukses ky i jashtëzakonshëm për Dritën që prej kohësh duket se ka ‘liberalizuar vizat’ për Evropë dhe tashmë e ka trasuar këtë rrugë.

Pas tyre vjen FC Prishtina, e cila renditet në pozitën e 356 me 2250 pikë.

Kryeqytetasit ishin të penalizuar këtë edicion, pasi që nuk arritën ta zhvillonin asnjë ndeshje për shkak të rasteve me “Covid-19”, kështu që nuk lëvizin fare në klasifikim.

 

Feronikeli qëndron në pozitën 387 me 1500 pikë. Gjilani renditet në pozitën e 413 me 1000 pikë, ndërkohë Trepça ’89 ndodhet një pozitë më poshtë me 500 pikë.

Klubi më i suksesshëm shqiptar vazhdon të mbetet Shkëndija e Tetovës. ‘Kuqezinjtë’ renditen në pozitën e 133 me 9000 pikë të grumbulluara, teksa më pas vijnë Kukësi e Partizani.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës