Sport

Drita kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Deçiçin, konfirmohet mungesa e madhe

Drita ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes me Deçiçin në Mal të Zi.

Drita dhe Deçiçi do të përballen të enjten në takimin e dytë të raundit të parë në Ligën e Konferencës.

“Bardhekaltrit” gjilanas janë të gatshëm për ndeshjen e kthimit për ta ruajtur rezultatin e ndeshjes së parë në mënyrë që të plasohen në raundin e dytë, atje ku i pret gjiganti holandez, Feyenoord.

Gjilanasit kanë konfirmuar në faqen zyrtare se mungesa e vetme e ekipit do të jetë, Hamdi Namani i cili është i lënduar dhe tek tash ka filluar stërvitjet me ekipin.

Ndeshja e nesërme zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në Podgoricë.

Ndryshe, ballafaqimi i parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Dritës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina - Bodo/Glimt

Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit