
Kampionët në fuqi të Kosovës, Drita kryesojnë në listën e klubit më të vlefshëm në Superligë, sipas “Transfermarkt”, shkruan “Zeri.info”.
Së fundmi, ka qenë sajti në fjalë që ka përditësuar vlerën e futbollistëve dhe ekipeve në tregun e transferimeve.
Drita ka rrëzuar nga froni rivalin lokal, Gjilanin që ka zbritur në pozitën e tretë.
“Bardhekaltrit” gjilanas tani kanë kapur vlerën e 4.15 milionë eurove, ndërsa në pozitën e dytë është Ballkani që vlen 3.95 milionë.
Kjo është lista e klubeve më të vlefshme, sipas “Transfermarkt”: