Sport

Drita kërkon të luajë në “Fadil Vokrri” derbin kundër Gjilanit, ja kur merret vendimi

Klubi i futbollit Drita, tani vetëm se i është drejtuar me kërkesë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që ndeshjen kundër Gjilanit ta organizojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Megjithatë, edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim sipas asaj që raporton Sheshi.info, Komisioni i Garave pritet që ditën e mërkurë (nesër 21/10/2021) të jap një përgjigje për ndeshjen e cila cilësohet si derbi më i madh në futbollin kosovar.

Stadiumi i “Qytetit” në Gjilan ende është në renovim dhe është e vështirë të zhvillohet një ndeshje me ndikim të madh ku nuk plotëson kushtet e sigurisë për t’u zhvilluar një derbi i tillë. Ndërsa ju kujtojmë që në prillin e vitit 2019, ishte zhvilluar derbi i Gjilanit dhe Dritës në “Fadil Vokrri”, ku kuqebardhët ishin vendas të atij takimi.

Përballja e këtyre dy skuadrave ka sjellur gjithmonë një rivalitet të madh, ku pritet të jetë edhe në këtë takim pavarësisht pozitave në të cilën gjendet dy klubet.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit

Sport

Faza e dytë starton në mesjavë, vëmendja në Gjilan!