Sport

Drita kampione edhe në Evropë, ja ranklista e UEFA-s për klubet kosovare

Klubi Futbollistik “Drita” vazhdon të mbetet klubi me koeficientin më të mirë të klubeve kosovare në Evropë, raporton Gazetasheshi.com.

Kampionët e Kosovës kanë bërë përparim në ranklistën e re të UEFA-s, e cila pritet të dalë shumë shpejtë për 90 pozicione.

Tashmë ‘bardhekaltërit’ renditen në pozitën e 280 me 3.500 të tubuara, duke lënë prapa vetës gjigantë evropian si Levski Sofia, Hapoel Haifa, Dinamo Bukurest, apo edhe ekipe si Upjest e e Debrecen.

“Intelektualët” kanë dyfishuar pikët nga ranklista e kaluar, megjithëse fatin e patën prapa shpinës, pasi që u diskualifikuan nga finalja e rundit paraeleminator në Ligën e Kampionëve për shkak të rasteve me “Covid-19” në Nyon të Zvicrës.

Gjithsesi, Drita vazhdoi rrugëtimin në Ligën e Evropës, derisa eleminoi Sileksin nga Maqedonia e Veriut në fazën e dytë dhe më pas u eleminua nga Legia e Varshavës në fazën e tretë.

Prishtina ka zbritur për disa pozita, derisa tashmë gjendet në pozitën e 353 me 2.500 pikë.

Kujtojmë që edhe klubi kryeqytetas është eleminuar pa ndeshje në Ligën e Evropës për shkak të rasteve me “Covid-19”.

Feronikeli vazhdon të mbetet në pozitën e 376 me 1.500 pikë nga pjesëmarrja e dy edicioneve më parë.

Gjilani është futur në ranklistë pas pjesëmarrjes së parë në Evropë, teksa renditet në pozitën e 419 me 1.000 pikë të grumbulluara.

Dy pozita më poshtë ndodhet Trepça ’89 me 500 pikë.

Ranklista e klubeve është publikuar në faqet mbështetëse të UEFA-s, derisa rankimi zyrtar pritet të bëhet në fund të muajit tetor.

Postime të ngjajshme
Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa

Sport

E mposhti ish-skuadrën, këto janë fjalët e Ramadanit pas fitores në Drenas

Sport

Drita pësoi humbje nga Ballkani, Nuhiu flet për kartonin e kuq

Sport

Mësohet edhe orari: Ja kur luhen ndeshjet dhe cila transmetohet në Klan Kosova