Sport

Drita e merr një super-lajm para derbit me Gjilanin

Të dielën do të zhvillohet derbi më i madh lokal në futbollin e Kosovës, ai i Anamoravës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita do të përballet me Gjilanin në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës, raporton FrontOnline.

Të dyja skuadrat duan vetëm fitore në këtë përballje, por natyrisht se në më shumë presion është Gjilani.

Drita e ka nisur mirë fillimin e këtij edicioni, por jo edhe Gjilani që ka pasur formë të “përzier”.

Nga ana tjetër, te Drita ka ardhur një super-lajm për trajnerin e skuadrës, Ardian Nuhiu.

Burime të FrontOnline të afërta me klubin e Dritës bëjnë me dije se Nuhiu do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion për këtë përballje.

Pra, asnjë mungesë – futbollist i lënduar apo pezulluar – nuk do të jetë te Drita për këtë sfidë.

Ndryshe, ndeshja e së dielës nis me fillim nga ora 15:00.

https://www.facebook.com/dritafcofficial/posts/1478449042539589

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit