Sport

“Drita duhet të ndryshojë, Prishtina ka ngritje dhe mentalitet fitues”

Llapi dhe Prishtina kanë kaluar tutje në Kupën e Kosovës, pasi fituan ndaj Ballkanit respektivisht Dritës.

Skuadra e Llapit ka triumfuar ndaj Ballkanit me rezultatin 4-3 pas ekzekutimit të penalltive, për të vazhduar tutje dhe për të eliminuar nga Kupa skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Ndërkohë,skuadra e Prishtinës ka kaluar tutje në Kupën e Kosovës, pasi ka fituar ndaj Dritës me rezultatin minimal 1:0 pas golit të Boshnjakut në vazhdime.

 

Trajneri dhe analist, Arsim Prepolli ka komentuar këto dy ballafaqime. Ai thotë se ka pritur më shumë nga Drita, ndërkohë potencon se Prishtina ka treguar mentalitet fitues.

“Të them të drejtën kam pritur shumë më shumë nga Drita duke marrë parasysh kontigjentin e lojtarëve që posedon edhe pse loja e parë, por Drita duhet të ndryshojë në qoftëse do të mbrojë titullin. Tek Prishtina shoh ngritje dhe një mentalitet fitues, kjo u pa që me shumë e deshën fitoren dhe këtë e arritën”, tha fillimisht Prepolli për ‘GazetaBlic Sport’.

 

Prepolli gjithashtu komentoi edhe takimin Llapi-Ballkani. Ai nuk beson se shkarkimi i Munishit ka ndikuar menjëherë tek loja e Ballkanit, ndërsa për Llapin ka thënë se ka treguar shpirt luftarak në duelin e sotëm.

“Jo, nuk duhet paragjykuar me një ndeshje nuk është korrekte, por deri tek kartoni i kuq ishte niveli i barabartë, ndoshta pak më shume posedimin e topit e kishte Ballkani, megjithatë pas kartonit të kuq, Llapi mori iniciativën dhe ka mundur ta përfundonte ndeshjen para se të vinte deri te ekzekutimi i penalltive. Llapi synimet i ka tek Kupa për dalje në Evropë, treguan shpirt luftarak me një lojë ku gjithë futbollistët u angazhuan deri maksimum dhe u shpërblyen me fitore”, përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro

Sport

SUPERLIGA: Mbyllen me këto rezultate takimet, Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria

Sport

SUPERLIGA LIVE: Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria, mbyllen pjesët e para

Sport

Superliga Live: Feronikeli – Drenica, Besa – Arbëria