Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Një nga investitorët më të fuqishëm të futbollit kosovar, Valon Murseli, pritet që të largohet nga Drita në fund të këtij edicioni, raporton Zeri.info.

Murseli është një nga dy pronarët e klubit nga qyteti i Gjilanit.

“Zeri.info” nga burime të sigurta mëson ekskluzivisht se Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni.

Gjithsesi, Drita nuk do të mbetet në mëshirë të fatit pasi që pronari tjetër, Flamur Bunjaku do të vazhdojë investimet e tij në klubin nga Anamorava.

Murseli gjatë periudhës së tij të Drita ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke e fituar dy herë titullin kampion në edicionet 2017–18 dhe 2019–20.

Nën menaxhimin e tij dhe të Bunjakut, Drita e fitoi edhe Superkupën e Kosovës në edicionin 2017–18.

Murseli që jeton dhe vepron në Zvicër, pjesë e Dritës është që nga viti 2016.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89