
Drita dhe Llapi janë skuadrat që janë ndëshkuar me më së shumti karton në stinorin vjeshtor të Superligës.
Asnjë tjetër si Llapi sa i përket kartonëve të verdhë, por kur atyre i shtojmë edhe të kuqtë Drita i afrohet shumë skuadrës nga Podujeva, shkruan Gazeta Olle.
Llapi ka pranuar 54 karton të verdhë, ndërsa Drita plotë 46 herë është zverdhur nga gjyqtarët.
Përveç kartonëve të verdhë, Drita ka pranuar edhe dy karton të kuq, një prej tyre direkt e tjetrin pas dy kartonëve të verdhë.
Vendin e tretë për ndëshkime e mbanë Prishtina, me 40 kartona të verdhë