Sport

Drita dhe Gjilani në garë për futbollistin që shkëlqeu gjatë sezonit të fundit në Superligë

Dy klubet e Anamoravës, Drita dhe Gjilani janë në garë për ta transferuar anësorin e Arbërisë së Dobrajës, Almir Kryeziun.

Kryeziu ka kaluar një sezon fantastik, edhe pse skuadra e tij nuk arriti të mbetet në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Sipas RTV Dukagjini, lojtari në fjalë ka oferta edhe nga disa klube në Turqi, mirëpo në ditët në vazhdim futbollisti do të vendos se ku do transferohet.

Të dyja skuadrat nga Gjilani janë duke u aktivizuar maksimalisht në këtë merkato, duke u munduar që t’i forcojnë ekipet e tyre sa më shumë.

Nuk do të jetë çudi nëse 22-vjeçari do të përfundojë në ndonjërën nga këto klube.

Postime të ngjajshme
Sport

Ja çfarë kishte thënë Eriksen për Kosovën kur ishte në Prishtinë

Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!