Sport

Drita – Deçiç, kjo skuadër është favorite sipas kompanisë së madhe të basteve

Nënkampionia e Kosovës, Drita sonte do të nis aventurën e saj në Ligën e Konferencës.

Në këtë garë të UEFA-s, Drita do të sfidohet nga klubi shqiptar i Tuzit të Malit të Zi, Deçiçi, shkruan Demokracia.com.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është vendtakimi i dy ekipeve në ndeshjen e parë të raundit të parë në Ligën e Konferencës.

“Bardhekaltrit” e Dritës llogariten si favorit për të trimfuar në këtë përballje, sipas kompanisë së madhe të basteve “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Dritës llogaritet 1.80, ndërkohë për triumfin e Deçiçit kuota është 4.20.

Barazimi në mes dy ekipeve llogaritet me kuotën 3.30.

Ballafaqimi midis Dritës së Gjilanit dhe Deçiçit të Tuzit fillon nga ora 20:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri