Sport

Drenica triumfon ndaj Malishevës, realizon përforcimi i fundit

Drenica e ka triumfuar miqësoren e parë parasezonale, derisa e ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0, raporton Gazetasheshi.com.

Ndeshja ishte e zhvilluar në fushën me bari sinteti në Malishevë, mirëpo ishte e mbuluar nga bora e shumtë që ka rënë gjatë ditëve të fundit.

Te skuadra e Drenicës janë paraqitur edhe ardhjet e reja në afatin kalimtar të janarit si Erlis Frashëri, Eglentin Gjoni, Behar Ramadani, Donald Rapo e Kreshnik Uka.

Madje, ky i fundit e realizoi golin e vetëm në ndeshje.

Imazhi mund të përmbajë: tekst

 

Ndërkohë, ndryshime të shumta pati edhe te skuadra e Malishevës, në krye të së cilës tashmë është emëruar trajner Arsim Thaqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Tahir Batatinës mbledh yjet e Dritës, Ballkanit dhe Llapit, premton diçka për vitin 2022

Sport

Përfundon ndeshja Ballkani – Vorskla, ky është rezultati përfundimtar

Sport

FC A&N transferon mesfushorin me përvojë të madhe në futbollin kosovar

Sport

Vitia ‘shpërthen bombën’ e radhës në këtë afat kalimtar, transferon mbrojtësin e njohur