Sport

Drenica triumfoi ndaj Ballkanit, por kanë bërë një lëshim në organizim që mund t’i kushtoj shumë

Komisioni i Garave ka mbajtur mbledhjen e radhës ku kanë diskuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Pas shqyrtimit të fakteve, KG ka hapur inicim disiplinor ndaj KF Drenicës.

Ky vendim vjen pasi skuadra nga Skenderaj ka bërë lëshime në organizim, duke lejuar shikues në tribuna në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Vendimi i plotë nga Komisioni i Garave:

INICIM DISIPLINOR

ndaj KF Drenica; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes; ka lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me vendimet e MSH-së dhe IKSHPK-së, në ndeshjen Drenica – Ballkani”.

Drenica edhe në xhiron e radhës luan në shtëpi, ku e pret Llapin.

Postime të ngjajshme
Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi