Sport

Drenica transferon dy futbollistë nga Shqipëria, rrëmben edhe mbrojtësin e Llapit

KF Drenica nesër nisë fazën përgatitore si dhe zbulon prurjet e reja, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Bledar Devollit që përfundoi sezonin me 6 ndeshje radhazi pa fitore do të koncentrohet në maksimum dhe do t’i mbushë bateritë për ta shpëtuar sezonin në pjesën pranverore.

Burime të Gazetës Olle të afërta me klubin mësojnë se dy prej prurjeve të Drenicës në këtë sesion të merkatos vijnë nga Shqipëria, teksa skuadra nga Skenderaj do të rrëmbejë edhe një prej futbollistëve të Llapit.

Nga Kategoria Superiore vijnë mesfushori i Vllaznisë, Behar Ramadani dhe mbrojtësi i krahut që së fundmi u paraqit tek Laçi, Donald Rapo teksa nga Llapi do të vijë, Eglentin Gjoni.

Përveç këtyre tre transferimeve, të njejtat burime tregojnë se Drenica nesër prezanton edhe dy futbollistë të tjerë./

Postime të ngjajshme
Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi

Sport

Amir Prepolli, menaxheri dhe rehatuesi i klubeve kosovare në Turqi

Sport

McGregor para se të bëhej yll në UFC, luante si futbollist dhe e quante veten “makina e golave”