Sport

Drenica sot zyrtarizon trajnerin e ri

Drenica do të bëhet së shpejti me trajner të ri, raporton Zeri.info.

Burime të Zeri.info mësojnë se të shtunën (nesër), Drenica do ta zyrtarizojë Tahir Lushtakun trajner të ri të ekipit.

Lushtaku në karrierën e tij si “timonier”, e ka drejtuar ekipin nga Skenderaj në kohë të ndryshme.

Ekipi “kuqezi” në edicionin e fundit u drejtua nga trajnerët Bledar Devolli e Sami Sermaxhaj.

Drenica e siguroi edicionin e kaluar mbijetesën me shumë vuajtje, vetëm në xhirot e fundit nën drejtimin e Sermaxhajt.

Klubi në këtë edicion ka pësuar shumë ndryshime derisa është larguar edhe kryetari Ilir Veliqi dhe një pjesë e madhe e futbollistëve.

Në ditët në vijim kur skuadra nis me fazën përgatitore, priten transfere të reja dhe konsolidim i kryesisë.

Edicioni i ri në Superligë starton më 21 gusht kurse Drenica ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Gjilanit në Skenderaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina