
Klubi Futbollistik “Drenica” ka zyrtarizuar edhe dy transferimet e radhës, shkruan Gazetasheshi.com
Ashtu siç raportoi më parë Gazeta “Sheshi”, Drenica nënshkruan me qendërmbrojtësin Eglantin Gjoni.
Gjithashtu “kuqezinjtë” kanë nënshkruar edhe me mesfushorin e njohur shqiptar, Donald Rapo.
Më poshtë e keni njoftimin e klubit:
Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës!
Në vazhden e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.
Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nenshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.
Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanelën kuq e zi , deri në fund të ketij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri.
Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim , do të prezantojnë edhe përforcime tjera.