Sport

Drenica – Sermaxhaj, ky është lajmi i fundit

Klubi Futbollistik “Drenica” ka njoftuar se nuk se nuk kanë vazhduar bashkëpunimin me kryetrajnerin, Sami Sermaxhaj, raporton Gazetasheshi.com

Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për sezonin e ardhshëm.

Më poshtë e keni njoftimin e klubit:

Klubi dhe Sermaxhaj, nuk vazhdojnë bashkëpunimin!

Skenderaj – 07.06.2021

Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, Sami Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022.

Klubi futbollistik ‘Drenica’, e falënderon trajnerin Sami Sermaxhaj për kontributin dhe angazhimin e dhënë për KF Drenica gjatë kësaj kohe, dhe i uron suksese në të ardhmen.

Drejtuesit e klubit, janë të angazhuar që shumë shpejt ta emërojnë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë