Sport

Drenica pritet të prezantojë brenda pak kohe përforcimin e radhës

Eglentin Gjoni pritet që të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Drenicës nga Skenderaj. Siç merr vesh Gazeta “Sheshi”, mbrojtësi i qendrës, i cili vjen nga skuadra e Llapit pritet që të prezantohet në “Bajram Aliu” të Skenderajt në ora 12:00.

Gjoni kështu mbyll me sukses marrëveshjen me ‘kuqezinjtë’, të cilët patën jo pak telashe me vijën e fundit të mbrojtjes, madje kryetrajneri i kësaj skuadre Bledar Devolli ishte i detyruar në jo pak raste që të improvizonte me futbollistët.

28 vjeçari nga Vora pritet që të zbarkojë në Skenderaj pas një aventure gjashtë mujore me skuadrën e Llapit.

 

Ai është përforcimi i dytë i skuadrës së Drenicës në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë që më parë është prezantuar edhe futbollisti Behar Ramadani, i cili ka ardhur nga Vllaznia e Shkodrës.

Klubi nga Skenderaj është në bisedime edhe me sulmuesin Sebino Plaku, i cili mund të rikthehet sërish në Kosovë, pas aventurave që pati te Llapi dhe Gjilani.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi