Sport

Drenica ‘peshkon’ te Partizani, afër akordi me mesfushorin e “demave”

Klubi Futbollistik “Drenica” vazhdon të shoh me sy nga tregu shqiptar i futbollit, derisa kërkon të forcojë organikën me futbollistë nga Kategoria Superiore.

Pas arritjes së marrëveshjes me futbollistin Behar Ramadani nga Vllaznia e Shkodrës, klubi nga Skenderaj është pranë akordit me futbollistin Dionis Cikani nga Partizani, raporton Gazeta “Sheshi”.

21 vjeçari i lindur në Athinë nuk po gjen hapsira në formacionin e Ilir Dajës, kështu që pas bisedimeve që ka patur me drejtuesit e klubit 16-të herë kampion të Shqipërisë ka vendosur për të provuar një aventurë jashtë vendit të tij.

 

Përpara transferimit te Partizani, Cikani ishte pjesë e Tiranës dhe Besës së Kavajës.

Ai ishte gjithashtu pjesë e moshave të Kombëtares së Shqipërisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet paga e majme mujore e sulmuesit finlandez të Tiranës

Sport

Futbollisti kosovar do të takohet me Papa Françeskun

Sport

Zyrtare: Ujkani e Vojvoda bëhen me trajner të ri

Sport

Mandzukic pa frikë zgjedh numrin e ‘pafat’ te Milani