Sport

Drenica nuk do të luaj ndeshjen e kupës në “Bajram Aliu”, ja cilin stadium kanë zgjedhur ata

Drenica do e nis stinorin pranveror larg “Bajram Aliut”.

Ndonëse në gjendje shumë më të mirë se para shumë vitesh kur aty munguan edhe kushtet më elementare, prapë se prapë Drenica ka vendosur që të zhvillojë takimin e parë të pranverës në një stadium tjetër, shkruan Gazeta Olle.

Të besuarit e Bledar Devollit do t’i rikthehet fushave të gjelbërta me një ndeshje zyrtare me takimin e raundit të 1/8 më të mirave në Kupën e Kosovës.

Shorti ka vendosur që në këtë raund Drenica të përballet me Ulpianën.

Si stadium për këtë takim është konfirmuar edhe zyrtarisht fusha sintetike në Drenas.

Se a do të zhvillohen edhe ndeshjet e Superligës në këtë stadium apo jo mbetet të shihet, por është vështirë e besueshme se Drenica do t’i largohet përgjithmonë stadiumit historik të tyre

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme

Sport

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!