
Skuadra e Drenicës ka nisur ndryshimet e mëdha, shkruan BlicMedia.
Drenica ditë më parë ka emëruar në krye të skuadrës trajnerin Gani Sejdiu, ndërsa tani kuqezinjët kanë nënshkruar edhe me dy futbollistë të talentuar.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Drenicës në rrjetet sociale.
Drenica firmos me dy lojtarë të talentuar
Skenderaj – 05.01.2020
Klubi me kënaqësi njofton opinionin dhe sportdashësit, se gjatë ditës së djeshme, pas një pune intensive të kryesisë së klubit në krye me Mihane Kodra – Bekteshi, klubi ka konkretizuar marrëveshjet me dy supër talentë.
Fjala është për futbollistët që rrjedhin nga Shkolla e Futbollit ‘Drenica’, mirëpo që vitin e fundit ishin pjesë e Shkollës së Futbollit ‘Kurda’, Egzon Fazliu dhe Endrit Shala.
Endrit Shala, i lindur me 22.01.2004, luan si mesfushor dhe ka tipare dhe cilësi në posedim të topit, asiste si dhe goditje standarde. Shala, vitin e fundit u paraqit për U17 të Sh.F. Kurda, në nivel nacional. Ai ka kontribuar edhe me gola për ish-ekipin e tij.
Egzon Fazliu, i lindur me 30.05.2003, luan si sulmues tipik (qendersulmues). Ka shënuar 38 gola në fanellën e Shkollës së futbollit ‘Kurda’ më grupmoshën U17, gara në nivel nacional. Fazliu është pjesë e Përfaqësueses U17 të Kosovës.
Të dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3 vjeçare më Klubin e Futbollit ‘Drenica’.
Kryesia e klubit futbollistik Drenica është e përkushtuar ndaj talentëve të rinj, dhe këto dy marrëveshje nuk do të jenë të vetme.
Drejtuesit e klubit janë duke punuar që shumë shpejt të nënshkruhen kontratat edhe me talentë të tjerë, për të ardhmen e klubit.