Sport

Drenica ndërhynë në duelin Remzi Ejupi-FFK, ja kërkesa që kanë ata

Dueli mes FFK-së dhe Remzi Ejupit ka marrë zjarrë kohëve të fundit.

I pari i Prishtinës akuzoi shtëpinë e futbollit kosovar në lidhje me disa tema të ndjeshme, teksa këta të fundit e dënuan atë me një vit pezullim nga detyra, shkruan Gazeta Olle.

Kjo situatë për momentin duket shumë e nxehtë dhe jo shumë klube apo njerëz të fushës kanë reaguar.

Një shkrim të gjatë në lidhje me këtë temë e publikoi pak më parë Kryetari i FC Drenicës, Ilir Veliqi.

Sipas Veliqit, FFK nuk do të duhej ta dënonte donatorin më të vjetër të futbollit vendor, Remzi Ejupin, por edhe ky i fundit duhet të tregonte më shumë respekt krahas federatës.

Në shkrimin e tij, kryetari i skuadrës nga Skenderaj kërkon që të gjithë të jenë të kujdesshëm dhe prioriteti të mbetet zhvillimi i futbollit në vend.

Shkrimi i plotë:

Reagim në lidhje me denimin e z. Remzi Ejupi!
Skenderaj – 14 Janar 2021
Kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira ne debate, që të mbizotëroj gjuha e argumenteve, në menyrë që t’i jepet hapësira e duhur zhvillimit të sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Konsiderojmë se në këtë kohë, nëpër të cilën po kalojmë duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe në marrjen e vendimeve dhe përdorimin e gjuhës denigruese, në mes të klubeve dhe shtepisë së futbollit.
I vetmi prioritet i yni është dhe duhet të jetë, ngritja dhe zhvillimi në nivelin më të lartë të futbollit, si qellim i të gjithë sportdashësve. Ne jemi për lirinë e shprehjës dhe fjalës së lirë si element themelor i lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilën askush nuk do të duhej të ndeshkohet as zotëri Ejupi, si donator më i vjetër i futbollit Kosovar, por në të njejtën kohë jemi për respektimin e shtëpisë se futbollit si institucion që na përfaqëson në institucionet ndërkombëtare të futbollit.
Federata e futbollit, zotëri Ejupi dhe klubet e futbollit, kanë nevojë për bashkëpunim, bashkërendim dhe respektim të ndërsjellë.
Andaj kërkojmë nga të gjitha palët për një zgjidhje të drejt dhe në përputhje me rregullorët dhe rregullat e lejuara në shtepinë e futbollit.
Me respekt dhe deshirën e një zgjidhje sa më të mirë.
z. Ilir Veliqi
President i KF Drenica

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës