Sport

Drenica me imazh të ri, “kuqezinjtë” model për klubet tjera

Revolucioni i nisur në prag të fillimit të kampionatit në Klubin Futbollistik “Drenica”, duket se po rezulton suksesshëm, të paktën në krijimin e një imazhi të ri për “kuqezinjtë”, shkruan Gazetasheshi.com.

Që pas emërimit të Ilir Veliqit në krye të klubit, gjërat tashmë kanë ndryshuar për të mirë për “Shqiponjat e Zeza” në aspektin organizativ të klubit dhe në aspektin e imazhit, i cili tashmë është një brend i ri në gjithë Kosovën.

Klubi ka emëruar disa funksionarë në pozita të caktuara që organizimi i klubit të jetë sa më i mirë, derisa ka angazhuar edhe fotografin e njohur kosovar Hilmi Veliu për t’u përkujdesur për imazhin e klubit në opionin publik.

Veliu tashmë pasqyron në detaje për më të rejat e klubit përmes fotografive tejet cilësore dhe vidoeve nga vendi i ngjarjes, teksa për këtë kontribut të jashtëzakonshëm ka edhe montazheri i klubit, Denis Hamiti.

Faqja zyrtare e klubit nga Skenderaj tashmë është shndërruar në model për klubet tjera kosovare, të cilat qalojnë bukur shumë në këtë drejtim.

Formacionet zyrtare, fotografi nga ndeshja dhe video të skuadrës mund t’i gjeni të publikuara në kohë reale në faqen zyrtare të klubit, e cila pritet të revolucionohet edhe më shumë me kanallin zyrtar në “Youtube” dhe shumë gjëra në rrjete e tjera sociale.

Një punë jashtëzakonisht e madhe nga stafi i klubit nga Skenderaj, i cili meriton vëmendjen e merituar.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme