Sport

Drenica mbetet ende pa trajner, këto janë detajet e fundit nga bisedimet me Sami Sermaxhajn

Skuadra e Drenicës mbtet ende pa trajner.

Drenica ishte në zonën e rrezikshme, por që pas ardhjes së trajnerit Sami Sermaxhaj, klubi nga “Bajram Aliu” ka grumbulluar pikë të mëdha, të cilat ia kanë siguruar edhe një edicion në Superligën e Kosovës.

Kontrata e Sermaxhajt ishte tre mujore dhe ka përfunduar në fund të këtij edicioni, ai mbetet ende pa anagazhim.

Palët nuk kanë ende një marrëveshje për vazhdim të kontratës, por bisedimet janë duke vazhduar edhe më tutje.
Sami Sermaxhaj në një prononcim për GazetaBlic Sport tha se bisedimet janë duke vazhduar dhe gjërat po ecin mirë, por ende nuk ka një marrëveshje përfunditmare.

“Jemi duke vazhduar bisedimet. Të dy palët jemi të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin, por jemi duke diskutuar natyrisht për formatin e marrëveshjes. I kemi diskutuar pikat konkrete dhe tashmë kemi kërkaur pak kohë deri në përgjigjen finale. Nëse bashkëpunimi vazhdon,atëherë marrëveshja do të jetë më shumë se një vjeçare“, tha Sermaxhaj për GazetaBlic Sport.

I kontaktuar nga GazetaBlic Sport, presidenti i Drenicës, Ilir Veliqi tha se janë në bisedime të vazhdueshme dhe se në këtë javë pritet që të ketë një marrëveshje për trajnerin e ri.

“Jemi në bisedime të vazhdueshme me Sami Sermaxhajn. Në këtë javë do të vendosim shumë shpejtë për rolin e trajnerit tek Drenica. Ne jemi duke i analizuar kushtet e kërkuara nga trajneri Sermaxhaj dhe nuk jemi shumë larg të një marreveshje të mundshme. Ne jemi duke përcaktuar qëllimet tona dhe duke i përcaktuar mundësitë që kemi për t’i ofruar trajnerit në fjalë“, tha Veliqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare