
Drenica ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Kosovës në futboll pas fitores së lehtë ndaj Ulpianës, shkruan “Zeri.info”.
“Kuqezinjtë” nga Skënderaj fituan me rezultat 4:0 përballë skuadrës nga Liga e Parë.
Ndërsa, 90 minuta nuk kanë mjaftuar në takimet Prishtina – Drita dhe Llapi – Ballkani, pasi tani nevojiten edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta për të përcaktuar fituesit.
Prishtina ishte dominuese ndaj Dritës në kohën e rregullt në “Fadil Vokrri”, derisa lojë e nxehtë ishte në “Zahir Pajaziti” me dy skuadrat kërkuese.