Sport

Drenica – Feronikeli: Forma e skuadrave në pesë ndeshjet e fundit, rezultatet në pesë ndeshjet e fundit direkte dhe renditja tabelore

Superliga e futbollit sot (e shtunë) ka në program dy ndeshje të vlefshme për javën e 30-të.

Drenica është nikoqire e Feronikeli, në sfidën për ekzistencë.

Në pesë ndeshjet e fundit Drenica ka bilanc më të mirë duke i renditur dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Image

Feronikeli në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc negativ duke i humbur katër lojë dhe e fituar vetëm një.

Image

Në pesë duelet e fundit ndërmjet tyre, më mirë qëndron skuadra nga Skenderaj duke i fituar tri takime dhe dy prej tyre duke përfunduar pa fitues.

Image

Në renditjen tabelore skuadra nga Drenasi është mbi Drenicën, duke u gjendur e shtata me 34 pikë, derisa Drenica një pozitë më poshtë e teta me 33 pikë.

Image

Ky takim do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” pa shikues për shkak të masave COVID-19.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?