Sport

“Drenica është në borxhe, nuk janë vetëm dy paga”, Lushtaku rrëfehet pas dorëheqjes të kryesisë

Drenica e nisi në mënyrë fenomenale këtë edicion, ku për disa xhiro ishte edhe në krye të tabelës.

Por, pas një fillimi të mahnitshme, nisën problemet, ku kryesia e klubit nuk i kreu detyrat nga ana financiare dhe dje dhanë dorëheqje nga klubi.

Për momentin, Drenica është pa kryesi të klubit dhe për këtë situatë të krijuar, Lajmi.net, ka kontaktuar kryetrajnerin Tahir Lushtaku.

Lushtaku fillimisht deklaroi se shpreson që të gjendet një situatë e mirë, ngase të mos iu humbet puna dhe djersa e dhënë e futbollistëve në këto xhiro.

“Shpresojmë që ka me ndodh diçka në këtë drejtim (për kryesinë e klubit), jemi në rrugë të mirë, thjeshtë të mos humbet e gjithë puna dhe djersa e futbollistëve që kemi bërë në këto xhiro”.

Tutje, i pyetur nëse do vazhdojë të drejtojë klubin, Lushtaku u shpreh se nuk do thyejë parimet për asnjë kryesi, por që është gati për bashkëpunim, shkaku që ka kontratë trevjeçare.

“Unë kam kontratë trevjeçare dhe unë jam i gatshëm me bashkëpunu, por gjithmonë kam kushtet e mia sepse nuk i thyejë parimet për asnjë kryesi, apo klub, gjithmonë flas në aspekt pozitiv të klubit. Unë kushtet dhe arsyet ia kam prezantuar lojtarëve, një pjesë e opinionit e dinë, tash mbetet të shihet se kush do vjen”.

Në fund, tekniku drenicas zbuloi se situata te Drenica është e vështirë me klubin që është në borxhe dhe që kryesia e re do të duhet të dijë si të menaxhojë klubin.

“Mbetet të shihet, unë jam gati me bashkëpunu me të gjithë, por sa i përket pjesës sime gjithmonë kam parimet e mija, edhe me këtë kryesi i kam pas njëjtë, nuk i kanë arritur qëllimet me i përmbush me kërkesat financiare ndaj lojtarëve dhe është dashur të japin dorëheqje. Kryesia që do vjen është mirë të mos nguten, të vijë një kryesi që thjeshtë ka plan edhe nuk do këtë probleme financiare sepse klubi është në borxhe të thella, nuk janë vetëm do paga, por ka borxhe tjera ndaj lojtarëve dhe pjesëve tjera, kështu që klubit i duhet një kryesi që ta menaxhojë klubin në mënyrën më të mirë pa anime politike, pa tendenca dhe shpresoj që kjo do ndodh në të mirë të klubit”, nënvizoi ai për lajmi.net.

Ndërkohë, Drenica në xhiron e radhës përballet me Dritën, derisa për momentin renditën në pozitën e katër me 20 pikë, katër prapa liderit, Ballkani.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *