
Drenica do e nis stinorin pranveror larg stadiumit në të cilin luan historikisht, raporton Gazeta Olle.
“Bajram Aliu” nuk do jetë shtëpia e Drenicës për takimin e parë të pranverës.
Klubi nga Skenderaj njejtë siç bëri në takimin e Kupës së Kosovës kundër Ulpianës, do të bëjë edhe në xhiron e 20-të.
Gazeta Olle mëson nga burime të afërta me klubin se takimi kundër Besës do të luhet në stadiumin sintetik të qytetit dhe jo në “Bajram Aliu”.
Drenica tashmë ka kontaktuar edhe me rivalët nga Peja për t’i treguar lokacionin e ri në të cilin do luajnë.