
Drenica po pushon, por nuk po qëndron duar kryq, shkruan GazetaOlle.
“Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e klubit nga Skenderaj po punojnë që të afrojnë në skuadër mesfushorin e Vllaznisë së Shkodrës, Behar Ramadanin.
Futbollisti 30 vjeçar ka edhe disa oferta tjera tunduese, por Drenica është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij përshkak edhe të njohjes me trajnerin, Bledar Devolli.
Dje nga Vllaznia për në Kosovë u transferua edhe Elmir Lekaj, që u afrua tek Arbëria në formë huazimi.