Sport

Drenica dështoi përsëri, Tahir Lushtaku tregon “problemin e madh” të skuadrës

Tahir Lushtaku ka folur edhe një herë për Drenicën.

Ish-shefi i shtabit teknik të “Shqiponjave të Zeza” ishte i ftuar në emisionin “Sporti Total”, aty ku tregoi se ku po qëndron problemi me Drenicën.

“Kriza tek Drenica është shfaqë qysh nga stinori i kaluar, janë pa fitore tani e tetë ndeshje dhe tani dihet që kanë bërë shumë ndryshime në ekip dhe ndoshta ekipa nuk është komponuar apo lojtarët që janë sjellë nuk janë adekuat apo nuk i përshtaten ekipës”

“Po shihet një situatë jo e mirë nga kreu i klubit e deri tek ai lojtari i fundit i klubit, problemet i kam cekur disa herë… Problemi kryesor është tek menaxhimi i klubit, tek organizimi. Trajnerin e majnë rezultatet, unë nuk do të kisha dashur të futem në temën e trajnerit për disa arsye, por ndoshta edhe ai është një nga arsyet që klubi nuk po ka rezultate”

“Asgjë nuk është duke funksionuar në ekip, problemi kryesor qëndron tek trajneri dhe vetë lojtarët, pasi që kryesia dhe presidenti brenda vijave nuk kanë se çfarë bëjnë”

“Duke parë gjendjen në tabelë dhe kundërshtarin e radhës që është Feronikeli atëher mund të thuhet se Drenica do e ketë problem mbijetesën, por megjithatë mbetet të shihet” – përfundoi ish-trajneri i skuadrës.

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja e ligave më të forta në Evropë gjatë 15 viteve të fundit, çka shkruhet për Kosovën?

Sport

Milani dështon të fitojë ndaj Udinese

Sport

Pnishi kërkon në FIFA rreth 32 mijë euro kompensim nga Feronikeli

Sport

Bytyqi asiston, Cikalleshi shënon