Sport

Drenica barazon ndaj Llapit, Lushtaku tregon “fajtorin” e ndeshjes

Xhiroja e gjashtë në Superligë është hapur me dy takime shumë interesante, shkruan Sheshi.info

Takimi mes Llapit dhe Drenicës, i zhvilluar në Merdare përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku u pronocua për media.

“Ndeshjen besoj që e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht terrenit i cili ka qenë shumë i vështirë për t’u luajtu”.

“Fusha shumë e papërshtatshme ishte fajtori kryesor pse nuk shënuam gol. Dalja e gabuar e portierit tonë ndikoi të pësojmë gol. Kjo mund t’i ndodhë secilit portier, por mendoj se në rast se nuk do të pësonim do të realizonim edhe dy gola. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mijë në këtë ndeshje”, deklaroi Lushtaku për Art Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf