Sport

Dren Gashi: Përballjes me Flamurtarin, do t’i qasemi pa ndonjë presion

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së tretë për edicionin 2019/20, të IPKO Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ferizajit udhëton në keyeqytet ku do të përballet me Flamurtarin në një sfidë e cila pritet të jetë sa e rëndësishme po ashtu edhe interesante.

Para kësaj sfide ka folur futbollisti i Ferizajit, Dren Gashi, në një prononcim për BlicMedia.

“Nesër shpresoj që secili nga ne të japim maksimumin sepse do të jetë shumë e veshtirë si çdo lojë tjetër e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Gashi.

“Do të shkojmë të luajmë lirshem dhe pa presion sepse mendoj se presioni është te Flamurtari.
Shpresoj të dalim me rezultat pozitiv dhe të shkojmë në pushim dy javë të qetë që të pregaditemi për pjesën tjetër të kampionatit”, ka deklaruar Dren Gashi për BlicMedia.

Flamurtari – Ferizaj luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv