Sport

Dren Gashi largohet nga Egnatia

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Dren Gashi, është larguar nga skuadra shqipare Egnatia nga Rogozhina, shkruan Zeri.info.

Gashi kishte dhënë kontribut të madh në “luftën” e këtij ekipi për inkuadrim në Kategorinë Superiore Shqiptare derisa javë më parë ka arritur edhe marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Gjithsesi, burime të “Zeri.info” mësojnë ekskluzivisht se Gashi ditët e fundit nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin dhe është vendosur që bashkëpunimi të ndërpritet.

Gashi tash e një vit është pjesë e Egnatias.

Ai si futbollist ka luajtur edhe për skuadrën më të madhe kosovare Prishtina dhe disa ekipe të tjera në Kosovë.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këngën “Ani moj Shqipni”

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!